×
  • Sport
  • Euro 2024

    Zvicra në panik, Granit Xhaka në dyshim të madh për ndeshjen ndaj Anglisë në çerekfinale

    Insajderi
    01 July 2024 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Zvicrës ka marrë një lajm të keq disa ditë para ndeshjes ndaj Anglisë në kuadër të çerekfinaleve të Euro 2024.

    Ekipi i Murat Yakin ka qenë një ndër befasitë më të këndshme të kësaj gare në Gjermani, teksa tashmë e kanë siguruar kualifikimin në mesin e tetë kombëtareve më të mira pas fitores ndaj Italisë të shtunën.

    Remo Freuler dhe Ruben Vargas shënuan për t’i dhënë ‘Helvetikëve’ fitoren e merituar në “Olympic Stadium” të Berlinit duke vazhduar kështu serinë impresive të rezultateve.

    Por, tek Zvicrat tashmë po përballen me një shqetësim të madh, pasi kapiteni Granit Xhaka është në dyshim për ndeshjen ndaj Anglisë.

    Mesfushori shqiptar i cili ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të kësaj gare, ka zbuluar se po përballet me një lëndim muskulor i cili bëri që ai të humbasë seancën stërvitore të enjten.

    Ish-lojtari i Arsenalit këtë problem e ndjeu sërish në fazën e fundit të ndeshjes ndaj Italisë, por po shpreson që të jetë i gatshëm plotësisht për Anglinë.

    “Ne i praktikuam penalltitë para ndeshjes me Italinë. Në gjuajtjen time të parë ndjeva diçka në këmbën time”, ka thënë Xhaka fillimisht.

    “Kjo është arsyeja pse nuk u paraqita në stërvitje të enjten. Të premten në seancën e fundit stërvitore gjithçka ishte mirë përsëri”.

    “Por gjatë ndeshjes unë e ndjeva atë sërish pas 15 minutave. Fatmirësisht ne kemi një staf mjekësor shumë të mirë të cilët më dhanë diçka për të. Unë isha në gjendje pastaj të luajë gjithë ndeshjen, që ishte e rëndësishme për mua”.

    “Ne do të bëjmë disa teste të hënën për të parë saktësisht se çfarë është, por unë kam shtatë ditë tani për t’u rikuperuar plotësisht”, përfundoi Xhaka.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark