Zvicra paralajmëron Trumpin për nxitje të diskriminimit fetar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zvicra paralajmëron Trumpin për nxitje të diskriminimit fetar

    Insajderi
    30 January 2017 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zvicra ka paralajmëruar Presidentin e ShBA-së, Donald Trump për nxitje të diskriminimit fetar përmes vendimit për ndalimin e qytetarëve nga 7 vende myslimane të hyjnë në këtë vend.

    Në një deklaratë me shkrim, ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Didier Burkhalter, ka deklaruar se SHBA-ja ka të drejtë të ndërtojë politikën e saj të refugjatëve, por vuri në dukje se kjo politikë ka ndikime globale.

    Burkhalter ka thënë se edhe Zvicra ka marrë masa në kuadër të luftës kundër terrorizmit, por këtë gjë e ka bërë në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, shkruan Anadolu Agency.

    “Kemi qenë gjithmonë kundër diskriminimit fetar të njerëzve. Në këtë kuadër themi që SHBA-ja me vendimin për refugjatët është duke vepruar krejtësisht gabim në luftën kundër diskriminimit fetar”, ka thwnw ai

    Presidenti Trump firmosi të premten vendimin ku kufizonte shtetasit nga Iraku, Irani, Jemeni, Libia, Somalia dhe Sudani të hynin në SHBA. Vendimi mbante titullin “Ruajtja e vendit nga hyrja e terroristëve të huaj”. Me këtë vendim gjithashtu e ndalua edhe marrja e refugjatëve për një periudhë 4 mujore


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark