
Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Zvicra e pret Kosovën më 5 shtator në ndeshjen e parë të Grupit B, takim që pritet të zhvillohet në St. Jakob-Park të Baselit.
Trajneri i Helvetikëve, Murat Yakin ka ftuar gjithsej 23 futbollistë për ndeshjen ndaj Dardanëve dhe pjesë e listës janë dy yje shqiptarë.
Unser Kader für die ersten Spiele der WM Quali 🔥
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) August 28, 2025
Notre sélection pour le début des qualifications à la Coupe du monde
I nostri convocati per l'inizio delle qualificazioni ai Mondiali
🇨🇭🆚 🇽🇰
📆 5.9, 20:45
🏟 St. Jakob-Park, Basel
🎫https://t.co/CIAervTWnM#natimiteuch… pic.twitter.com/gVoS1Mu3qC
Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë pjesë e listës për ndeshjen ndaj Kosovës, por mungojnë dy lojtarë tjerë.
I pari në listë është Uran Bislimi, i cili refuzoi Kosovën për Zvicrën dhe nuk po ftohet, teksa i dyti është Albian Hajdari, i cili pëlqehet edhe nga Dardanët, por që ende nuk ka bërë zgjedhjen e tij.