Zvicra tërheq aplikimin për anëtarësim në BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zvicra tërheq aplikimin për anëtarësim në BE

    Insajderi
    16 June 2016 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zvicra do të tërheqë kërkesën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, e paraqitur në vitin 1992.  Kështu vendosi Këshilli Kantonal, i cili ka mbështetur vendimin e Parlamentit Nacional të Zvicrës.

    Aplikimi për anëtarësim në BE është dorëzuar në maj të vitit 1992, por në praktikë ka pushuar pas një referendumi në dhjetor të atij viti, kur qytetarët zviceranë me një shumicë të vogël votuan kundër anëtarësimit në Zonën Ekonomike Evropiane.

    Pas shpalljes në fund të majit në hulumtimin vjetor sociologjik „Siguria 2016″, është e kuptueshme se zviceranët vlerësojnë gjendjen e pavarur ekonomike të vendit dhe se nuk duan të jenë pjesë e BE-së. Këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar, numri i përkrahësve të integrimit evropian ka rënë nga 21 në 16 për qind, shkruan albinfo.ch

    Shumica e qytetarëve e mbështesin statusin neutral të Zvicrës, 95 për qind, sa ishte vitin e kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark