Zvicra tha të shtunën se avionët luftarakë zvicranë, që fluturuan në afërsi të një avioni qeveritar rus që udhëtonte drejt Perusë, po bënin kontrolle të zakonshme, pasi Moska kërkoi sqarime.
Ministria e Mbrojtjes e Zvicrës tha se dy avionë të saj të tipit F/A-18 kanë fluturuar pranë avionit rus rreth shtatë minuta mbi hapësirën ajrore të Zvicrës.
Ajo tha se kontrolle të tilla janë bërë rreth 400 herë gjatë një viti për të ri kontrolluar identitetin e avionëve që iu takojnë qeverive të huaja.
“Është e ngjashme me patrollat e policisë në rrugë kur kontrollojnë një makinë për t’u siguruar se nuk është vjedhur”, tha një zëdhënës
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin udhëtoi në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor me një tjetër avion.