Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka shprehur gatishmëri për zvogëlim të menjëhershëm për 25 për qind të prezencës policore në afërsi dhe brenda objekteve komunale të veriut.
Një gjë e tillë u njoftua nga vetë Qeveria me anë të një komunikate, pas takimit të numrit dy të ekzekutivit, Besnik Bislimit, me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Insajderi.
“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovёs bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”, vijon njoftimi.
Krejt kjo rënie e rezistencës erdhi pas presionit të madh ndërkombëtar në drejtim të Qeverisë Kurti për de-përshkallëzim të situates në veri të vendit.
Për situatën e tensionuar Kosova pësoi masa nga BE-ja e qortime të panumërta nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe SHBA-së.
Propozimet e Kosovës ndaj BE-së:
• Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes. /Insajderi.org/