×
  • Sport
  • Sport

    Zymer Bytyqi mund ta bëjë hapin e madh në karrierë, në bisedime me gjigantin nga La Liga

    Insajderi
    01 July 2024 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zymer Bytyqi ka disa muaj që ka mbetur lojtar i lirë pas largimit nga Antalyaspor.

    Sulmuesi kosovar nuk ishte paguar disa muaj nga Antalyaspor dhe vendosi ta dërgoj çështjen në FIFA.

    Shtëpia më e madhe e futbollit botërorë i dha të drejtë Bytyqit që shkëputi në mënyrë të njëanshme kontratën për të mbetur lojtar i lirë.

    Megjithatë e ardhmja duket shumë më e mirë për sulmuesin anësorë, pasi mund të transferohet në La Liga.

    Mediumi spanjoll Ficherio ka raportuar se Bytyqi mund të transferohet te skuadra e madhe spanjolle Sevilla që bën pjesë në La Liga.

    Drejtori sportiv i Sevillas, Victor Orta tha ditë më parë se synimi i klubit është të angazhojë lojtarë të lirë pasi gjendja financiare nuk është më e mira.

    Menaxheri i kosovarit, Jim Solbakken është në bisedime me drejtuesit e klubit spanjoll dhe marrëveshja mund të arrihet në ditët e ardhshme.

    27-vjeçari ka një karrierë të pasur pasi ka luajtur edhe për Red Bull Salzburg, Viking, Konyaspor dhe Olympiacos.

    Ai sezonin e fundit në 34 ndeshje realizoi dy gola dhe asistoi në katër të tjerë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark