×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e Auditorit për KPM-në: Nevojiten përmirësime në menaxhimin e burimeve njerëzore

    Insajderi
    12 July 2024 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra Kombëtare e Auditimit, ka publikuar disa gjetje për Komisionin e Pavarur për media për vitin 2023. Sipas gjetjeve gjatë procesit të auditimit është identifikuar se nevojitet përmisim i performances në kontroll të brendshëm.

    Të hyrat e realizuara nga KPM për vitin 2023 ishin në vlerë: 390,732€. Prej tyre, 336,585€ janë realizuar nga licencat, të hyrat nga gjobat në vlerë prej 53,809€ dhe nga dënimet në vlerë prej 338€.

    Sipas raportit të ZKA-së testet e tyre kanë treguar se nevojitet përmirësime në menaxhimin e burimeve njerëzore.

    Gjatë procesit të auditimit, kemi identifikuar fushë ku mund të përmirësohet performanca duke përfshirë kontrollin e brendshëm. Testet tona kanë treguar që nevojiten përmirësime në menaxhimin e burimeve njerëzore. Raporti i auditimit ka rezultuar me një (1) rekomandim të ri. Ne do të përcjellim (shqyrtojmë) këtë rekomandim gjatë auditimit të vitit të ardhshëm“, thuhet aty.

    Tutje në raport theksohet se KPM ka mbuluar pozita të rëndësishme me ushtrues detyre. Sipas tij kjo ka rritur rrezikun e mosarritjes se objektivave.

    Mbulimi i pozitave të rëndësishme me ushtrues detyre për një kohë të gjatë rrit rrezikun e mos arritjes së objektivave dhe performances/përgjegjësia e realizuar në këto pozita mund të mos jetë në nivelin e duhur“, shkruhet aty.

    ZKA i rekomanduar që sa më shpejt të zhvilloj këto procedura.

    Menaxhmenti të sigurojnë që në një kohë sa më të arsyeshme dhe të afërt të zhvillojë procedurat konform kërkesave ligjore për plotësimin e pozitave udhëheqëse që mbahen me ushtrues detyre“, thuhet në raport.

    Ndryshe në një konferencë për media të mbajtur me 26 qershor nga, drejtoresha e ZKA-së, Vlora Spanca, kishte prezantuar gjetjet e auditorit në menaxhimin i licencave në Komisionin e Pavarur për Media duke thënë se operatorët e shpërndarjes dhe ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale të mediave janë licencuar pa plotësuar kriteret.

    Rezultatet e auditimit tregojnë se procesi i menaxhimit të licencave të Ofruesve të Shërbimeve nga KPM-ja është karakterizuar me dobësi duke ndikuar që kriteret për aktivitetet mediatike të mos zbatohen. Operatorët e shpërndarjes dhe ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale të mediave janë licencuar pa plotësuar kriteret. Komisioni i Pavarur i Mediave me rastin e vlerësimit të aplikacioneve të parashtruara për licencat e transmetimit nuk ka marrë parasysh të gjitha kriteret sipas rregullores së përcaktuar. Po ashtu, ripërtërirja e licencave përcillet me mangësi të konsiderueshme të cilat rrezikojnë integritetin e sistemit të licencimit në Kosovë”  thuhet në gjetjet e auditorit.

    Vlora Spanca kishte deklauar theksuar se shumica e mediave veprojnë pa përmbushur obligimet financiare të tarifave vjetore përgjatë viteve .

    Në grumbullimin e borxheve ka ndikuar edhe mungesa e monitorimit të  mediave me kohë dhe në mënyrën e duhur, po ashtu, ndërmarrja e hapave konkret ndaj atyre mediave të cilat nuk zbatojnë kriteret dhe anashkalojnë pagesat e tarifave vjetore“, kishte thënë ajo.

    Dje, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin për KPM’në edhe pse ky ligj u kritikua dhe ngjalli shume reagime duke u vlerësuar si ligj që cenon demokracinë e medias.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark