Zyra e BE’së kërkon t’i transferohet urgjentisht buxheti transmetuesit publik dhe ligj të ri për financimin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e BE’së kërkon t’i transferohet urgjentisht buxheti transmetuesit publik dhe ligj të ri për financimin e tij

    Insajderi
    12 August 2025 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatová, është takuar me Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi.

    Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në këtë takim është diksutur për sfidat aktuale të transmetuesit publik dhe nevojën urgjente për transferimin e buxhetit që do të mundësonte vazhdimin e transmetimit.

    Palatova ka theksuar se “RTK-ja luan një rol thelbësor në ofrimin e lajmeve të shpejta, të sakta dhe të paanshme për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

    “BE-ja nënvizon rëndësinë e sigurimit të financimit të qëndrueshëm për transmetuesin publik përmes një ligji të ri për RTK-në”, thuhet në njoftim.

    Punëtorëve të RTK-së nuk i janë ekzekutuar pagat e muajit korrik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark