Zyra e Cameronit refuzon të komentoj akuzat e “Panama Papers” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zyra e Cameronit refuzon të komentoj akuzat e “Panama Papers”

    Insajderi
    04 April 2016 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pyetur për këtë, zëdhënësja e zyrës së kryeministrit tha se kjo është çështje private dhe s’ka të bëjë me zyrën e kryeministrit britanik.

    “Kjo është një çështje private. Unë do të përqendrohem në atë që qeveria është duke bërë”, tha zëdhënësja e Cameron-it.

    Ajo nuk pranoi të komentojë mbi raportet se babai i ndjerë i Cameron-it, Ian, përmban në “Panama Papers”.

    “Shumica prej jush duket të jeni të vetëdijshëm se kjo histori është shkruar në vitin 2012 dhe ne iu përgjigjëm në atë kohë. Unë nuk kam asgjë për të shtuar”, vazhdoi ajo.

    ‘Downing Street’ tha se nuk ka dashur të komentojë mbi atë që është një çështje private për familjen Cameron.

    “Reformat e taksave e qeverisë janë për të bërë të sigurt që disa nga njerëzit më të pasur në vend të paguajnë një pjesë të mirë të tatimit mbi të ardhurat”, përfundoi ajo.

    Babai i Cameron-it ka fshehur para në shërbime të njohura si “Offshore” që bëjnë pastrim parash. Dokumentet e lëshuara nga “Panama Papers” zbuluan fshehjen e parave nga udhëheqësit më të lartë të botës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark