Zyra e kryeministrit ka deklaruar se sulmet e SHBA-së në pozicionet ushtarake irakiane do të çojnë në “përshkallëzim të papërgjegjshëm” dhe do të shkelin sovranitetin e vendit.
Pentagoni është shprehur se SHBA-ja ka kryer sulme kundër tre objekteve që lidhen me milicinë e cila mbështetet nga Irani të martën, raporton Reuters.
Në deklaratën e qeverisë irakiane thuhet se, Iraku do t’i cilësoj këto operacione si “veprime agresive” që minojnë bashkëpunimin e viteve.