Zyra e Presidentit shpenzon rreth 50 mijë euro për flamuj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e Presidentit shpenzon rreth 50 mijë euro për flamuj

    Insajderi
    11 April 2017 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Presidentit të Kosovës ka dhënë sot tender për “Furnizim me flamuj” në vlerë prej 47 mijë eurove.

    Siç thuhet në njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, fitues i këtij tenderi është kompania “VM3”, e cila ka pasur ofertën me çmimin më të lartë nga aplikuesit në tender, raporton Insajderi.

    Ofertuesi me çmimin më të ulët ka qenë 36,877 euro.

    Të kontaktuar nga Insajderi, nga kompania “VM3” kanë thënë se nuk janë njoftuar ende nga presidenca se janë fitues të tenderit në fjalë, edhe pse njoftimi për dhënie kontrate ndaj kësaj kompanie është publikuar në KRPP.

    “Unë e di që kemi konkurruar, por nuk kemi marrë njoftim zyrtar që kemi fituar tender”, ka thënë një zyrtar i kësaj kompanie, në bisedë telefonike me Gazetën Insajderi.

    Të pyetur se për sa flamuj bëhet fjalë, nga kompania “VM3” kanë thënë se nuk janë në dijeni, pasi siç kanë thënë ata, numrin e flamujve e përcakton presidenca. Janë shprehur se pa u nënshkruar kontrata, nuk do të jenë në dijeni për detajet e saj.

    “Bëhet fjalë për flamuj fare kanë nevojë presidenca, unë mundem me t’i tregu llojet e flamujve cfare bëhen. Ka flamuj të jashtëm, ka flamuj të brendshëm, ka flamuj për vetura zyrtare, ka flamuj të tavolinave, ka flamuj që vendosen nëpër sheshe të qytetit kur ka ndonjë vizitë”, ka thënë një zyrtar i kompanisë  “VM3”.

    “Në kontratë është përcaktuar, por ne nuk e kemi ditë që jemi zgjedhur fitues të dhe derisa nuk e nënshkruajmë kontratën nuk e dijmë se cilat janë detajet e kontratës”, ka thënë ai.

    Siç njofton KRPP, njoftimi i kontratës pritet të bëhet më 18 prill. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark