Zyra e BE-së në Kosovë dënon sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e BE-së në Kosovë dënon sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    05 August 2016 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës e ka dënuar të premten Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke thënë se sulmi ndaj “institucionit kryesor” të Kosovës është sulm “kundër demokracisë dhe përfaqësuesve të popullit dhe se si i tillë është i papranueshëm.”

    “I bëjmë thirrje institucioneve të rendit e ligjit që t’i identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë”, thuhet në një komunikatë për media dërguar nga kjo zyre.

    Mbrëmë rreth orës 23, persona ende të paidentifikuar, kanë sulmuar me mjet shpërthyet ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.  Sulmi është dënuar nga liderët shtetëror dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark