Zyra e BE-së në Kosovë sot ndanë çmimin “Evropiani i Vitit” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e BE-së në Kosovë sot ndanë çmimin “Evropiani i Vitit”

    Insajderi
    13 May 2016 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si pjesë e festimeve me rastin e Ditës së Evropës 2016, BE-ja në Kosovë do të prezantojë për herë të parë çmimin Evropiani i Vitit, për të falënderuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë.

    Ky shpërblim do të prezantohet nesër, më 13 maj, nga Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, dhe Bekim Çollaku, Ministër i Integrimeve Evropiane në Kosovë, thuhet në një njoftim të Zyrës së BE-së në Kosovë.

    Të nominuarit për shpërblimin “Evropiani i parë i vitit” janë: Majlinda Kelmendi, Kampionia evropiane e xhudos; Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës; Danijela Zubac, anëtare e Bordit të Fondit Zhvillimor; iniciativa Let’s do it Kosova – Ta pastrojmë Kosovën; Grupi për Studime Juridike dhe Politike; dhe Krenare Gashi, Shefja e Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës, thuhet në njoftim.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark