Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Burim Kukeli duket se do të vazhdojë të qëndrojë te Zyrihu edhe pse kjo skuadër ka rënë në kategorinë e dytë zvicerane.
Futbollisti 32-vjeçar, i cili luan te Zyrihu që nga viti 2012, nuk ka ndërmend të largohet nga ekipi dhe këtë e ka bërë të qartë për mediet zvicerane para se t’i bashkohej kombëtares shqiptare të futbollit.
“Unë do të dëshiroja të qëndroja në klub dhe të pastroja imazhin e turpit të rënies nga kategoria”, deklaroi gjakovari, i cili u transferua tek skuadra e njohur zvicerane nga Luzerni katër vite më parë.
Kukeli ka kontratë deri në qershorin e vitit 2018 me Zyrihun, por mund ta braktisë klubin nëse dëshiron, pasi ka një klauzolë largimi në rast rënieje nga kategoria. /Insajderi.com