Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Arbër Zaimi, i ka dalë në mbrojtje ish-kryeshefit ekzekutiv Nagip Krasniqi lidhur me videon degjeneruese, për të cilën raportoi Insajderi ekskluzivisht.
Zaimi me anë të një postimi në ‘Facebook’ e quajti Krasniqin “zyrtar shembullor”, shkruan Insajderi.
“Nagip Krasniqi është një zyrtar shembullor që shtetit të Kosovës i ka sjellë fitime e kriminelëve ua ka ndalur vjedhjen. Nagip Krasniqi, të cilit nuk mundën t’i vërtetojnë asnjë akuzë, po sulmohet ulët, padrejtësisht, në mënyrë çnjerëzore, nga ata që janë verbuar prej lakmisë”, deklaroi ndër të tjera Zaimi në ‘Facebook’.