Arbër Zeneli është bërë me skuadër të re.Futbollisti kosovar është rikthyer te skuadra e Elfsborgit, aty ku nisi karrierën. Zeneli ka nënshkruar kontratë me klubin suedez deri më 30 qershor 2027.
29-vjeçari do ta vesh fanellën me numrin 9-të.
Ai ishte pjesë e Elfsborgit që nga mosha 12 vjeçare, kurse debutimin e bëri në vitin 2014, ku bëri 62 ndeshje, duke shënuar 14 gola.
Zeneli së fundi ishte pjesë e skuadër turke, Adana Demirspor, derisa ka luajtur edhe për Heerenvenin në Holandë dhe Reims në Francë.