Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është arrestuar.
CNNka raportuar se tanimë Trump është nën arrest dhe në mbajtje policore.
Raportohet se ish-presidentit amerikan do t’i merren shenjat e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, ndonëse është e paqartë nëse do t’i bëhet edhe një fotografi.
Pas kësaj ai do të sillet në sallën e gjykatës.
Sipas CNN, ai nuk do të paraqitet me duar të lidhura, por do të jetë nën mbrojtjen konstante të forcave të rendit.
Trump pritet të marrë gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të merret fotografia e tij. Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA, raporton CNN.