Pas një viti pushim, David De Gea është bërë me skuadër të re.
Portieri spanjoll është zyrtarizuar te skuadra italiane, Fiorentina.
33-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Në të kaluarën De Gea ka luajtur për Atletiko Madridin dhe Manchester Unitedin, ku u largua në vitin 2023.