Kampioni i dy Evropianëve të fundit, Spanja, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë,
Trajneri i kampionëve aktual, Vicente del Bosque, ka lënë jashtë ekipit Iscon e Real Madridit dhe Saul Niguezin e Atletico Madridit, futbollist këta që ishin përfshirë fillimisht në listën e gjerë.
Në ekipin e “Furisë së Kuqe” mungojnë edhe lojtarë si Juan Mata, Santi Cazorla dhe Diego Costa. Derisa nuk bën pjesë as Dani Carvajal i lënduar, i cili u zëvendësua nga Bellerin i Arsenalit. /Insajderi.com