Zyrtare: Enea Koliçi largohet nga Ballkani - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Enea Koliçi largohet nga Ballkani

    Insajderi
    20 February 2025 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani ka njoftuar zyrtarisht se i kanë ndarë rrugët me Ena Koliëin.

    Gardiani është larguar nga kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës, derisa është rikuperuar nga një lëndim.

    “Me marrëveshje të dyanshme, kemi arritur dakordim me portierin Enea Koliçi, ta mbyllim ciklin e bashkëpunimit”, thuhet fillimisht në njoftimin e Ballkanit.

    “Me konsideratë të thellë dhe falenderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll”.

    “Emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet tona evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve tanë”, përfundon komunikatat e klubit nga Suhareka. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark