Futbollisti i Besiktasit, Ernest Muçi është një prej futbollistëve që është ftuar te Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet miqësore para Euro 2024.
Lajmin e ka konfirmuar klubi turk përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline
Nesër trajneri Sylvinho zbulon listën e lojtarëve, por nuk dihet a do të jetë me numër më të madh se 26-lojtarë.
Ajo që tashmë është konfirmuar është ftesa e Muçit, i cili bëri një super sezon me Besiktasin në Superligën e Turqisë.
Muçi shënoi tri gola në 13 paraqitje me fanellën e Besiktasit në Superligë.
Kujtojmë që Shqipëria para nisjes për në Gjermani zhvillon dy miqësore, me Lichtenstajnin më 3 qershor dhe me Azerbajxhanin më 7 qershor./