Zyrtare: Finalja e Kupës luhet në “Fadil Vokrri” me 21 maj - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Finalja e Kupës luhet në “Fadil Vokrri” me 21 maj

    Insajderi
    05 May 2025 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se finalja e Kupës së Kosovës do të luhet më 21 maj, me fillim nga ora 20:00.

    Finalja e Kupës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina, njofton FFK-ja, përcjell “Gazeta Express”.

    Në finale do të takohen Prishtina dhe Llapi, pasi në gjysmëfinale kishin eliminuar Dritën e Drenicën, respektivisht.

    “Nga shorti i hedhur sot në selinë e FFK-së, është përcaktuar që Prishtina të jetë në cilësi të vendasit dhe Llapi të mysafirit. Në bazë të këtij përcaktimi, tifozët e Llapit “Legjendat” do të vendosen në tribunën veriore të stadiumit, ndërsa tifozët prishtinas “Plisat” në tribunën jugore”, njofton FFK-ja.

    Është bërë e ditur se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje përmes platformës online, për çka FFK-ja thotë se opinioni do të njoftohet me kohë.

    Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës është Ballkani, i cili sezonin e kaluar e kishte mposhtur Prishtinën pas penalltive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark