Mesfushori i Kombëtares së Italisë, Jorginho ka firmosur kontratën e re me skuadrën e Arsenalit.
Jori ka nënshkruar deri në vitin 2025 me fanellën “Topçinj” – pasi kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni.
“Jorginho është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë. Model me aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe një stil unik loje që i bën të gjithë të duken të mirë rreth tij”, u shpreh Arteta
Kujtojmë që mesfushori italian gjatë këtij sezoni në Premier League ka zhvilluar 23 ndeshje dhe ka bërë dy asiste.
🚨🔴⚪️ Official, confirmed. Jorginho signs new short term deal at Arsenal valid until June 2025.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 9, 2024
Arteta: “Jorgi is such an important part of our team, role model with great leadership skills and a unique playing style which makes everybody better around him on the pitch”. pic.twitter.com/lnkqug9vE1