Zyrtare: Kjo është këngëtarja që do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion 2021”
Anxhela Peristeri është njëra ndër këngëtaret më unike, kjo për shkak zërit të saj që këngëtarja posedon. Këngëtarja Anxhela Peristeri është e përzgjdhura e jurisë për ta përfaqësuar Shqipërinë në…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Anxhela Peristeri është njëra ndër këngëtaret më unike, kjo për shkak zërit të saj që këngëtarja posedon.
Këngëtarja Anxhela Peristeri është e përzgjdhura e jurisë për ta përfaqësuar Shqipërinë në festivalin “Eurovizion 2021”.
Peristeri mblodhi shumën më të madhe të pikëve nga juria e festivalit të këngës, duke grumbulluar kështu 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.
Juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.
Këngëtarja la pas Viktor Tahirajn me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë.
Edicioni i ardhshëm i “Eurovision” do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.
Më poshtë gjeni listën e rënditjes së plotë të këngëtarëve pjesëmarrës: