Zyrtare: Ky është formacioni më i mirë i sezonit në Ligën Premier - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ky është formacioni më i mirë i sezonit në Ligën Premier

    Insajderi
    03 May 2025 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liga Premier ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit 2024/2025 në elitën e futbollit anglez. 

    Nuk është befasi që këtë formacion e dominojnë kryesisht lojtarët e Liverpoolit, të cilët ia dolën të shpallen kampionë për këtë edicion. 

    Ky ishte titulli i tyre i parë që nga viti 2019 dhe i pari për Arne Slot i cili këtë sezon debutoi në stolin e ‘Të Kuqve’. 

    Në portë është belgu Mats Sels i Nottinghamit Forest pas paraqitjeve të tij spektakolare këtë edicion, që po ndihmojnë klubin të garojë për një vend në Evropë.

    Mbrojtja përbëhet nga Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk, Gabriel Magalhaes dhe sensacioni i këtij sezoni Milos Kerkez. 

    Mesfusha në anën tjetër përbëhet nga emra si Declan Rice, Ryan Gravenberch dhe Cole Palmer. 

    Fazën e sulmit e udhëheq suedezi Alexander Isak, ndërsa partnerë të tij janë Mohamed Salah dhe Matheus Cunha. 

    Formacioni i plotë: 

    Sels, Alexander-Arnold, Van Dijk, Gabriel, Kerkez, Rice, Gravenberch, Palmer, Salah, Isak, Cunha./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark