Në një nga spitalet për trajtimin e fëmijëve të plagosur nga sulmi i mbrëmshëm që ndodhi në Nice të Francës, është raportuar se ka qenë mjaft e vështirë të gjenden prindërit e fëmijëve të cilët kishin humbur kontaktet me njëri-tjetërin.
Burime mjekësore thanë për NBC, se shumë prej fëmijëve ende nuk e dijnë nëse prindërit e tyre kanë vdekur apo vetëm kanë ndërprerë kontaktet për shkak të turmës, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq sipas raportimeve të zyrtarëve të spitalit ICE, bëhet e ditur që dy nga fëmijët që u shtypën nga kamioni kanë vdekur gjatë operacioneve të emergjencës, por 55 fëmijë të tjerë janë ende duke u trajtuar derisa është njoftuar se ende janë duke luftuar për jetën e tyre.
Një kamion ka hyrë mbrëmë në mes të një turme me njerëz në Nicë të Francës, duke përplasur për vdekje të paktën 84 persona dhe plagosur rëndë 100 të tjerë, ndërkohë që mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur pas festimeve të 14 korrikut në ditën e Bastijës. Lajmin për rritjen e bilancit të viktimave e ka dhënë Prokuroria Franceze. /Insajderi.com