Zyrtare nga trajneri Le Bris: Granit Xhaka kapiten i ri i Sunderlandit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Zyrtare nga trajneri Le Bris: Granit Xhaka kapiten i ri i Sunderlandit

    Insajderi
    03 August 2025 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit.

    Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e parë dhe mbajti shiritin e kapitenit, duke dhënë sinjale të qarta për rolin kyç që pritet të ketë në skuadër.

    Edhe pse Sunderland u mposht 1:0 nga ekipi spanjoll, trajneri Regis Le Bris u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, sidomos në pjesën e parë ku, sipas tij, u panë shumë gjëra pozitive.

    “Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë, Graniti i ka të gjitha”, ka thënë Le Bris duke folur për Xhakën pas ndeshjes.

    Trajneri shtoi se prania e mesfushorit shqiptar ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e lojës së ekipit. “Xhaka e bën më të lehtë për lojtarët përreth tij,” tha ai, duke shtuar se lojtarë të tillë janë të domosdoshëm në Ligën Premier.

    Ndeshja e parë e Xhakës me Sunderlandin konfirmoi rolin e tij si shtyllë e mesfushës dhe lider në fushë, pavarësisht rezultatit final.

    Le Bris gjithashtu konfirmoi se Xhaka pritet të jetë kapiteni i ri i skuadrës: “Xhaka me gjasë do të jetë kapiten, po.”

    Tifozët e Sunderlandit tashmë kanë arsye për të qenë optimistë, duke parë ndikimin e menjëhershëm të Xhakës dhe pritshmëritë për sezonin e ri në rritje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark