Klubi i Superligës Turke, Fatih Karagumruk, ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin italian Andrea Pirlo, transmeton Anadolu.
Klubi njoftoi se i kanë dhënë Andrea Pirlo-s dhe ekipit të tij leje deri në fund të sezonit, që të planifikojnë të ardhmen e tyre pasi i kanë njoftuar se nuk do të vazhdojnë me ta sezonin e ardhshëm.
VavaCars Fatih Karagumruk falënderoi trajnerin italian për kontributin e dhënë për klubin.
44-vjeçari Pirlo filloi karrierën e tij në klubin kuq e zi qershorin e vitit të kaluar, ku në 36 ndeshje arritën 13 fitore, 12 barazime dhe 11 humbje.