Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka prit sot në takim zyrtarë të lartë të EUROPOL-it, të cilët janë duke qëndruar në Prishtinë për një projekt me Policinë e Kosovës.
“Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim zyrtarët, Jari Liukku dhe RobertoCodesal nga Departamenti i Operacioneve të EUROPOL-it, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Policinë e Kosovës”, thuhet në një komunikatë për medie.
Në këtë takim ministri Hyseni dhe zyrtarët e EUROPOL-it biseduan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke e vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.
Ministri Hyseni në këtë takim theksoi nevojën që menjëherë pas hyrjes në fuqi të rregullativës së re të EUROPOL-it, të fillohet hartimi i një draft marrëveshje bashkëpunimi. /Insajderi.com