×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Zyrtarë të BE-së nisin vizitat në bizneset e personave në nevojë

    Insajderi
    12 July 2016 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarë të Bashkimit Evropian sot nisin vizitat nëpër bizneset e personave në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara, të cilët janë punësuar dhe kanë krijuar biznese.

    Sipas një njoftimi të zyrës së BE-së në Kosovë, persona në nevojë dhe presona me aftësi të kufizuar kanë gjetur punë dhe kanë hapur biznese falë një skeme të granteve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila është e financuar nga Bashkimi Evropian.

    Falë kësaj skeme, këta persona po ashtu kanë liruar shtetin nga pagesa e ndihmës sociale për ta.

    Vizita do të ketë edhe nesër e pasnesër, ku të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi nga afër ta shohin suksesin dhe sfidat me të cilat përballen këto kategori në biznes.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark