Zyrtare: Tucheli konfirmon largimin nga Bayern Muncheni – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Tucheli konfirmon largimin nga Bayern Muncheni

    Insajderi
    17 May 2024 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, konfirmon edhe një herë se do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni.

    Ditë më parë u përfol se Tucheli ka ndryshuar mendje rreth largimit dhe agjenti i tij u pa me drejtuesit e skuadrës.

    Trajneri momental i klubit “Bavarez” në njëkonferencë shtypi tha:

    “Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp në Säbener Straße. Pati bisedime, por nuk arritëm një marrëveshje, kështu që vendimi i shkurtit ende qëndron” – tha Tucheli.

    Tucheli erdhi te Bayerni në mars të vitit 2023 pas shkarkimit të Julian Nagelsmann ku u shpall kampion i Gjermanisë.

    Por nuk ndodhi e njëjta gjë këtë sezon pasi që Bayerni, do të përfundojë sezonin pa asnjë titull për herë të parë që nga viti 2012


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark