Zyrtare: UEFA e konfirmon se ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në Leskovc - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: UEFA e konfirmon se ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në Leskovc

    Insajderi
    15 September 2025 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar se ndeshja Serbi – Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, por në një lokacion tjetër.

    UEFA e ka miratuar kërkesën e Serbisë, që ndeshja me Shqipërinë të zhvendoset nga “Rajko Mitic” në Leskovc, në stadiumin “Gradski stadion Dubocica”.

    Kjo kërkesë e Serbisë vjen si pasojë e ‘urdhërave’ të presidentit të vendit, Aleksandar Vucic, sipas raportimeve nga Serbia.

    Kjo kërkesë e Vucicit erdhi pasi në ndeshjen e kaluar ndaj Anglisë në Beograd, kishte thirrje kundër tij, dhe për t’i ‘qetësuar’ kundërshtarët e tij, ai vendosi për një stadium më të vogël.

    Stadiumi në Leskovc ka vetëm tetë mijë ulëse, në krahasim me stadiumin “Rajko Mitic” që ka pothuajse 40 mijë.

    Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet më 11 tetor, me ndeshjen që i përket kualifikuesve për Botërorin e vitit 2026.

    Ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve në këtë grup kualifikues përfundoi 0-0 në “Air Albania” gjatë muajit qershor.

    Shqipëria është në vendin e dytë momentalisht me tetë pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve. E para është Anglia me 15 pikë nga pesë ndeshje. Ndërsa, Serbia është e treta me shtatë pikë, por me një ndeshje më pak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark