Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Manchester United, Raphael Varane, i ka dhënë fund karrierës së tij.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën nuk arrinte të rimëkëmbej pas lëndimeve të njëpasnjëshme, dhe kjo duket se ia ka humbur durimin dhe aftësitë për të luajtur futboll profesionist.
31-vjeçari që luante te Como në Serie A, nuk e kishte zhvilluar asnjë lojë këtë edicion, madje nuk qe regjistruar fare nga klubi italian.
Ai kishte pësuar një lëndim pas zyrtarizimit si lojtar i ekipit të graduar nga Serie B në Serie A këtë sezon.