Zgjedhjet në veri shtyhen për në prill të vitit 2023 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zgjedhjet në veri shtyhen për në prill të vitit 2023

    Insajderi
    10 December 2022 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arritur pajtim që zgjedhjet në katër komunat veriore të shtyhen për datën 30 të muajit prill 2o23.

    Vendimi është marrë pas takimit të presidentes, Vjosa Osmani, me kryeminstrin Albin Kurti dhe dy partitë opozitare, PDK-në dhe LDK-në.

    Osmani në një konferencë për media deklaroi se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë mes partive politike dhe se është marrë parasysh edhe raporti i dërguar dje në Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    “Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, u shpreh Osmani. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark