Tashmë gjithçka është zyrtare. Dani Olmo është lojtari më i ri i Barcelonës.
Spanjolli është rikthyer te katalanasit pas 10 vitesh. Në këtë sezon golashënuesi i Euro 2024 do të synojë të jetë protagonist, teksa shton alternativat për Hansi Flick.
Palët mes tyre kanë firmosur një kontratë 6-vjeçare dhe Olmo do të mbajë veshur fanellën e Barçës deri në qershor të vitit 2030. Spanjolli së fundi mbylli aventurën e tij te Leipzig dhe ky operacion u ka kuhtuar arkave të Barçës plot 55 milionë euro.