Zyrtarët e Aeroportit në Prishtinë detyruan udhëtarët të bëjnë teste në vlerë 100 euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zyrtarët e Aeroportit në Prishtinë detyruan udhëtarët të bëjnë teste në vlerë 100 euro

    Insajderi
    12 December 2021 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët nga Kosova po ballafaqohen me jo pak probleme kur po duan të udhëtojnë në shtetet e ndryshme të botës.

    Ditë më parë udhëtarëve të linjës Prishtinë-Londër, zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës i kanë kërkuar atyre që përveç testeve që posedojnë, patjetër të bëjnë teste edhe në laboratorin që është afër Aeroprtit, ku një test i tillë kushton deri 120 euro.

    RadioTelevizioni i Kosovës raporton se nga laboratori “Aviceca” që gjendet afër Aeroportit e kanë pranuar se qytetarët kishin kryer teste atë ditë.

    Nga Aeroporti i Prishtinës thonë se fajtor është kompania pasi duhet të njoftohen pasagjerët për rregullat e reja në vendet ku do të udhëtojnë dhe udhëtarët kanë të drejtë të ankohen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark