Zyrtarët serbë të arrestuar në Graçanicë kanë lidhje me grupin e Azem Sylës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarët serbë të arrestuar në Graçanicë kanë lidhje me grupin e Azem Sylës

    Insajderi
    01 July 2016 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy nga tre zyrtarët e arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë së enjëtës për ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, janë të lidhur me grupin e Azem Sylës, n raporton RTV Kim në Graçanicë.

    Sipas këtij mediumi, dy të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë ish-drejtor i Departamentit të qytetit dhe Zyrtar i Planifikimit Nada Brkljac dhe Vojkan Marinkoviq të komunës së Graçanicës.

    Sipas RTV KIM ata ishin zyrtarët komunalë në kohën kur kryetari i Graçanicës ka qenë president i Shoqatës së serbëve të Kosovës Bojan Stojanoviq.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ata janë të dyshuar për veprat penale ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘mashtrim’ dhe ‘mashtrim ose dëmtim i kreditorëve apo debitorëve’.

    Që të tre janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark