Agjencia Kundër Korrupsion, përmes një komunikate për media, njofton se nga sot fillon procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Afati për dorëzimin e formularëve të deklarimit të pasurisë përfundon më 31 mars të këtij viti.
Agjencia njofton se do të ushtrojë kallëzime penale për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë gjatë këtij afati kohor.
“Gjithashtu ju rikujtojmë se mosrespektimi i ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228 për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do ushtroj kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal”, thuhet në kumtesën e Agjencisë Kundër Korrupsion.