Zyrtarët irakianë thonë se ISIS po përdorë armë kimike në Mosul – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zyrtarët irakianë thonë se ISIS po përdorë armë kimike në Mosul

    Insajderi
    17 April 2017 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet irakiane kanë akuzuar grupin militant Shteti Islamik se po përdor “materiale kimike toksike” në betejën për Mosulin, por ata kanë thënë se përdorimi i këtyre armëve ka pak efekt në ofensivën irakiane për të rimarrë nën kontroll këtë qytet.

    “Terroristët e IS-it kanë tentuar të bllokojnë përparimin e forcave tona, duke përdorur predha që janë të mbushura me materiale kimike toksike, por efekti i tyre ka qenë i limituar”, ka thënë Komanda e Operacioneve të Përbashkëta të Irakut më 16 prill.

    Gjenerali Yahya Rasool i ka thënë agjencisë Associated Press se gjashtë ushtarë kanë pasur probleme me frymëmarrje.

    Zyrtarët e policisë federale, që po marrin pjesë në ofensivën për rimarrjen e Mosulit Perëndimor, i kanë thënë agjencisë Reuters, se forcat qeveritare janë goditur nga IS-i me predha që kanë përmbajtje kimike në qarqet Urouba dhe Bab Jadid.

    Zyrtarët kanë thënë se ende nuk e dinë se çfarë lloji i kimikateve gjendet në këto predha.

    IS-i ka marrë nën kontroll Mosulin më 2014. Sidoqoftë, koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA, dhe forcat irakiane në terren, kanë arritur të çlirojnë lindjen e Mosulit. Ndërkaq, forcat irakiane tash janë duke zhvilluar beteja për të rimarrë pjesën perëndimore të qytetit, ku vlerësohet se janë 2 mijë militantë të IS-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark