Zyrtarët palestinez thonë se forcat izraelite i vranë 8 palestinezë në Bregun Perëndimor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zyrtarët palestinez thonë se forcat izraelite i vranë 8 palestinezë në Bregun Perëndimor

    Insajderi
    26 November 2023 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat Izraelite, që veprojnë në Bregun e uzurpuar Perëndimor, i kanë vrarë së paku tetë palestinezë në 24 orët e fundit, thanë të dielën zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

    Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur dukshëm pas sulmit të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – më 7 tetor në Izrael, e cila e nxiti një luftë shkatërruese në Rripin e Gazës.

    Forcat izraelite i kanë vrarë dhjetëra palestinezë dhe i kanë arrestuar qindra të tjerë në Bregun Perëndimor. Ardhësit hebre në Bregun Perëndimor i kanë shpeshtuar sulmet, po ashtu.

    Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se pesë palestinezë u vranë në bastionin militant, Xhenin, derisa tre të tjerë u vranë në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor prej mëngjesit të së shtunës.

    Njëri nga të vrarët, në qendër të Bregut Perëndimor, ishte adoleshent, sipas kësaj Ministrie.

    Ushtria e Izraelit tha se i vrau pesë palestinezë në një betejë me armë zjarri gjatë operacionit të saj në kampin e refugjatëve Xhenin, ku kishte shkuar për ta arrestuar një të dyshuar palestinez për gjoja vrasjen e një babai dhe djali në një autolarje në Bregun Perëndimor në fillim të këtij viti.

    Ushtria tha se palestinezët e vrarë ishin militantë, por deri tani asnjë grup militant nuk ka thënë se ata ishin pjesëtarë të tyre./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark