Zyrtarët e Shërbimit të Burgjeve Ruse i thanë gjykatës se aktivisti i opozitës Alexei Navalny nuk është më në Koloninë Korrektuese Nr. 6 në Melekhovo, Oblast Vladimir, ku kreu dënimin me burg, por nuk dhanë detaje për vendndodhjen e tij aktuale, tha një bashkëpunëtor i paidentifikuar i Navalny.
Avokati i ekipit të Navalny-t, Vyacheslav Gimadi, ka shkruar në platformën X se kanë kaluar 10 ditë që kur njerëzit e afërt të politikanit të opozitës patën informacion për herë të fundit për vendndodhjen e tij.
Kira Yarmish, një bashkëpunëtore e Alexei Navalny, citoi shpjegimin e autoriteteve, duke theksuar se Navalny u largua nga kolonia korrektuese më 11 dhjetor, shkruan Reuters.
Mediat ruse raportuan në fillim të kësaj jave se Navalny ishte transferuar në Moskë për hetim në një çështje të re penale, megjithëse vendndodhja e tij nuk dihej që nga 7 dhjetori, kur ai nuk u paraqit në një seancë dëgjimore përmes lidhjes video në lidhje me një nga akuzat e ngritura kundër kundër tij.
Navalny po vuan një dënim 30-vjeçar për ekstremizëm të dyshuar, si dhe një sërë akuzash të tjera.