Një zyrtar amerikan ka thënë se zyrtarët e sigurisë kanë gjetur një valixhe bombë, e cila kishte shpërthyer në aeroportin e Brukselit, njofton Associated Press.
Zyrtari amerikan gjithashtu tha se eksplozivët në Bruksel ishin mjaft të sofistikuar.
Mirëpo, hetuesit janë duke e shqyrtuar se nëse këto mjete kishin karakteristika të njëjta me ato të përdorura në sulmet e Parisit vitin e kaluar.