Zyrtari amerikan: Nuk do t’i komentoj rezultatet e referendumit në Turqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zyrtari amerikan: Nuk do t’i komentoj rezultatet e referendumit në Turqi

    Insajderi
    17 April 2017 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se kanë ndjekur nga afër referendumin për ndryshime kushtetuese në Turqi porse ende nuk do të komentojnë në lidhje me të.

    Një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit i cili ka kërkuar të ngelet anonim, ka theksuar pas një pyetjeje nga Aanadolu Agency, se kanë ndjekur nga afër rezultatet e referendumit për ndryshime kushtetuese në Turqi, duke shtuar se “Nuk duam të japim vlerësim derisa të konfirmohen rezultatet dhe derisa të shpallen konkluzionet e para të OSBE-së”.

    Ndërkaq, pas shpalljes së rezultateve të para jozyrtare të referendumit në favor të ndryshimeve kushtetuese, në faqen e internetit të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland është publikuar deklaratë.

    “Votuesit në Turqi votuan për ndryshime kushtetuese. Duke i marrë parasysh rezultatet e afërta, lidershipi i Turqisë duhet t’i mendojë me kujdes hapat e mëtutjeshëm”, është shprehur Jagland.

    Në deklaratë po ashtu theksohet se janë mëse të rëndësishme pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i ligjit që bëjnë pjesë në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Këshilli i Evropës, në të cilin Turqia është anëtare e plotë, është i gatshëm ta mbështesë vendin në këtë proces”, thuhet në deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark