Zyrtari i lartë amerikan shkruan për vizitën që do të zhvillojë këtë javë në Kosovë dhe vendet e Ballkanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i lartë amerikan shkruan për vizitën që do të zhvillojë këtë javë në Kosovë dhe vendet e Ballkanit

    Insajderi
    08 January 2025 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, ka shkruar për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi gjatë kësaj jave.

    Verma ka thënë se gjatë kësaj vizite do të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

    “Mezi pres të udhëtoj në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi këtë javë për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Verma në llogarinë e tij në platformën “X”.

    Në njoftimin e DASH’it, thuhet se në Kosovë ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi përmes dialogut, forcimin dhe sundimin e ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për kosovarët.

    “Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”, thuhet në njoftim.

    Sipas DASH’it, në Tiranë, “ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve tanë afganë”.

    Në njoftimin e DASH’it, thuhet se në Kosovë ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi përmes dialogut, forcimin dhe sundimin e ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për kosovarët, shkruan Insajderi.

    “Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”, thuhet në njoftim.

    Sipas DASH’it, në Tiranë, “ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve tanë afganë”.

    Në Serbi po ashtu pritet të diskutojë për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark