Zyrtari i lartë amerikan vjen në Kosovë këtë javë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i lartë amerikan vjen në Kosovë këtë javë

    Insajderi
    07 January 2025 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7-11 janar.

    njoftimin e DASH’it, thuhet se në Kosovë ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi përmes dialogut, forcimin dhe sundimin e ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për kosovarët, shkruan Insajderi.

    Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”, thuhet në njoftim.

    Sipas DASH’it, në Tiranë, “ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve tanë afganë”.

    Në Serbi po ashtu pritet të diskutojë për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, sipas DASH’it. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark