Zyrtari i lartë i LDK’së në Washington, zhvillon takime në State Department e Këshill për Siguri Kombëtare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i lartë i LDK’së në Washington, zhvillon takime në State Department e Këshill për Siguri Kombëtare

    Insajderi
    20 May 2022 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka zhvilluar takime në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në Këshillin për Siguri Kombëtare, raporton Express.

    Për këto takime ka shkruar Bislimi në Facebook, duke thënë se  “Kosova është me fat që gëzon mbështetje të madhe nga aleati ynë i pazëvendësueshëm”.

    “Dje, në Washington, DC, pata kënaqësinë të kem diskutime jashtëzakonisht të rëndësishme me tri institucione të rëndësishme të SHBA-ve: Në Departamentin e Shtetit, me znj. Rejan dhe z. Pfeuffer (Këshilltar Kryesor për Ballkanin);

    Në Këshillin për Siguri Kombëtare, me znj. Steëart, në zyrën e Dr. Sloat, Drejtoreshë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (së cilës pata nderin t’ia dhurojë edhe dy librat e mi të fundit);

    Në Departamentin e Mbrojtjes me Kolonelin Anderson, përgjegjës për Ballkanin (më shumë për këtë në vizitën e rradhës në qershor)”, ka shkruar Bislimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark