Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, ambasadorin Boris Ruge.
Ruge, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka komentuar edhe çështjen e hapjes së urës së Ibrit.
Ruge ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe koordinimit në marrjen e vendimeve për çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër.
“NATO-ja është krenare që ka ofruar mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Sot me presidenten Vjosa Osmani kemi bërë një bilanc të asaj që është arritur. Në urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”, ka thënë Ruge X.