Zëvendësdrejtori i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) Carl Skau, tha se nëntë nga 10 persona në territorin palestinez nuk mund të hanë çdo ditë, dhe se gjysma e popullsisë është e uritur.
Në një intervistë për Reuters, Skau tha se asgjë nuk e kishte përgatitur për frikën, kaosin dhe dëshpërimin që hasi gjatë vizitës në Gaza.
Derisa luftimet intensive po vazhdojnë në të gjithë territorin, Skau deklaroi se vetëm një pjesë e furnizimeve ushqimore të nevojshme po vijnë.
Ai tha se kushtet në terren po i bëjnë pothuajse të pamundura dërgesat, raporton Al Jazeera.