×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i partisë Guxo për Xhavit Halitin: Është hajn i milionave të ‘Vendlindja Thërret’

    Insajderi
    11 June 2024 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koordinatori i partisë së listës ‘Guxo’ jashtë Kosovës, Kujtim Hadaj, është bërë me shefen e tij, Donika Gërvallën, në sulmin ndaj deputetit të PDK’së, Xhavit Halitit.

    Hadaj, në një koment në postimin kritikues të Gërvallës për Halitin në ‘Facebook’, e ka quajtur zyrtarin e PDK’së “hajn të fondit ‘Vendlindja Thërret’” dhe “zaptues të tokave”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Hajni i milionave të Fondit “Vendlindja Thërret” dhe zaptues i tokave të Kosovës …. Ja çka është ky”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

    Në anën tjetër, Gërvalla e ka quajtur Halitin ‘gënjeshtar të madh’.

    “Ky Xhavit Haliti është thjesht një gënjeshtar i madh! Më shumë nuk ka çfarë të thuhet as për të e as për deklaratat e tij”, deklaroi Gërvalla nëpërmjet një shkrimi në ‘Facebook’.

    Në një intervistë për “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Haliti tha se Rugova ishte detyruar të kthehej në Itali, ku qëndroi për një periudhë kohore.

    Haliti pretendoi se kishte pasur mendime se nëse Rugova do të kthehej, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) do ta vriste, një shqetësim që, sipas tij, ishte ndarë nga diplomatë evropianë.

    “Ka pasur mendime që, po të vinte Rugova, UÇK-ja do ta vriste. Na është thënë nga personalitete diplomatike evropiane dhe ne i kemi dërguar njerëz për ta kthyer dhe ai u kthye pa ndonjë problem të madh”, ka thënë ndër të tjera ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark